Tani është koha e duhur për Adele

09/02/2017 00:00

Adele tashmë po shijon prej 3 muajsh pushimet pasi mbylli turin e saj në Amerikën e Veriut dhe tashmë po planifikon fëmijën e saj të dytë.

Së fundmi është parë të kalojë jetën e saj në Australi dhe Zelandën e Re, ka thënë një burim pranë saj. Këngëtarja 28-vjeçare mësohet se do të zgjerojë familjen me partnerin e saj Simon Konecki, të cilët kanë dhe një djalë 4-vjeçar, Angelo.

“Adele dhe Simon kanë folur lidhur me shtimin e familjes së tyre, dhe ndjejnë se tani është koha e duhur.Ajo mbaroi turin e saj në Australi, më pas Wembley, dhe tani nuk ka asgjë në agjendë prandaj është më mirë”, ka thënë një burim për The Sun.

Top Channel