Njihuni me binjaket e Madonnës

09/02/2017 00:00

Madonna është larguar nga Malawi mbrëmjen e të mërkurës bashkë me dy binjaket që adoptoi, të cilat tashmë do të nisin një jetë të re me yllin e muzikës, që shfaqet mjaft e lumtur.

58-vjeçarja dhe dy binjaket 4-vjeçare, Stella dhe Esther janë larguar me avion privat, 36 orë pasi gjykata vendosi për adoptimin.

Pak para se të largohej, diva e popit postoi një foto në Instagram teksa ecte me vajzat dorë për dore dhe shprehet mirënjohëse për ata që mundësuan këtë proces.

“Mund t’ju konfirmoj zyrtarisht se kam përfunduar procesin e adoptimit të motrave binjake nga Malawi, dhe jam super e kënaqur që ato tani janë pjesë e familjes sonë. I jam shumë mirënjohëse atyre në Malawi që më ndihmuar ta bëj të mundur këtë, dhe i kërkoj medias të respektojë privatësinë tonë gjatë kësaj kohe ndryshimi”, shkruan ajo. Për vogëlushet ky ishte udhëtimi i parë me avion dhe një burim thotë se janë mjaft të lumtura.

Top Channel