Përfshihet nga flakët një automjet në Vlorë

09/02/2017 00:00

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në lagjen “15 Tetori” në Vlorë.

Automjeti i përfshirë nga flakët tip “Opel” me targë AA 851 JN, në pronësi të shtetasit E.V., 33 vjeç.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por pjesa më e madhe e mjetit është dëmtuar.

Top Channel