Huffington post: Lu, rrëmujë diplomatike

09/02/2017 00:00

Ndikimi i George Sorosit në Shqipëri dhe konflitki mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan Donald Lu për Reformën në Drejtësi, janë në qendër të një artikulli të Huffington Post.

Luke Cofey, Drejtor i Politikave të Jashtme në Heritage Fondation, e nis shkrimin e tij me parantezën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për një politikë të qartë në Ballkan dhe se Skretari i ri i Shtetit, Rex Tilleron, si ish-kreu i një prej kompanive më të mëdha të naftës e gazit në botë, është më se i kualifikuar për ta bërë këtë.

Analisiti politik kritikon ndërhyrjen e ambasadës shqiptare në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Muajt e fundit Ambasada Amerikane në Shqipëri, është akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të këtij vendi. Disa prej akuzave e lidhin ambasadën me grupe të majta, të tilla si fondacioni “Shoqëri e Hapur”, rrjet i organizatave joqeveritare të Sorosit, që promovojnë ideologjinë progresiste të miliarderit në mbarë botën”, -pohon autori i shkrimit, që vëren se axhenda progresiste e fondacionit shpesh është e shurdhër ndaj ndjeshmërive lokale, si fetare ashtu edhe kulturore, në rajone të tilla si Ballkani.

Sipas analistit, ndërhyrja e Sorosit në Shqipëri nuk është diçka e re dhe për këtë sjell si shembull pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në dasmën e miliarderit. 

Ndërsa përmend sfidat ligjore me të cilat perballet Shqiperia, ndër të cilat zbatimi i reformës në drejtësi, Cofey pretendon se përplasja e ambasadorit Lu me kryeprokurorin Llalla, e ka zhytur vendin në një rrëmujë diplomatike.

Autori citon letrën që Llalla i ka shkruar presidentit Bujar Nishani dhe  kryetarit të kuvendit Ilir Meta, ku ndër të tjera thotë se Donald Lu e ka kërcënuar. Kjo bashkë me vendimin e ambasadës për t’u refuzuar vizat 70 gjyqatarëve e prokurorëve të lidhur me partinë opozitare, po interpretohen si ndërhyrje e ambasadës për të nxitur zbatimin e procesit të vettingut.

Por, sipas analistit, ndërhyrja në punët e aleatëve të Amerikës nuk është vetëm e keqe për SHBA-të, por bie edhe në kundërshtim me frymën dhe konventën diplomatike të Vienës në 1961-in, sipas të cilës, diplomatët janë të detyruar të mos përfshihen në çështjet e brendëshme të shtetit. 

“Puna e diplomatëve, thotë ai, duhet të jetë që të çojnë përpara interesat e SHBA-ve, e jo interesat e ngushta të një partie ose organizate joqeveritare”. Cofey paralajmëron ndryshim të këtyre praktikave me emëerimin e Tillerson si Sekretar Shteti, edhe pse sipas tij do të duhet kohë.

Top Channel