Bulqizë, vijon operacioni i kërkimit të minatorëve kinezë

08/02/2017 00:00

Ekspertët e Kërkim-Shpetimit të Minierave dhe kompania koncensionare po vijojnë operacionet e kërkimit për 3 minatorët kinezë që kanë mbetur të bllokuar në nivelin e 21 të minierës së Bulqizës pas aksidentit të së shtunës.

Këto janë pamjet e para që vijnë nga nëntoka. Ministria e Energjisë njofton se deri më tani është bërë pastrimi intensiv i pusit për shkak të mbetjeve që shkaktoi shpërthimi i së shtunës deri në nivelin e 14. Pas këtij procesi, ekspertët po tentojnë të arrijnë në nivelin 21, që përkon edhe me fundin e minierës.

Nga niveli ku është bërë pastrimi e deri në fundin e minierës, llogaritet të jetë një distancë prej gati 240 metrash, por problem mbetet niveli i lartë i gazit të hidrogjenit në këtë pjesë.

Operacioni i kërkim-shpëtimit do të vijojë edhe gjatë orëve të natës, ndërsa ekspertët po mendojnë për një mënyrë tjetër për të përforcuar sistemin e ajrimit me qëllim që të largojnë sa më shumë gazin helmues që pengon gjetjen e 3 minatorëve kinezë.

Top Channel