Miratohen planet vendore për 11 bashki

08/02/2017 00:00

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ka deklaruar se, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar këtë të mërkurë planet vendore për 11 bashki të vendit.

“Me planet vendore mori fund mendësia “gjej një tokë e bëj ç’të duash me të””, ka thënë Gjermeni në profilin e saj në Twitter.

Ministrja bën me dije se lajmi i mirë prek qytetarët në: Krujë, Kukës, Gjirokastër, Urë Vajgurore, Skrapar, Poliçan, Cërrik, Librazhd, Kurbin, Divjakë dhe Korçë.

“Në KKT miratuam sot 11 PPV të financuara nga qeveria, ndërsa 5 të tjera janë mbështetur nga USAID. Brenda vitit do të jenë 43 bashkitë me plane vendore”, ka thënë Gjermeni.

Top Channel