Lëkundjet në Zharrëz, MEI kërkon që të merren masa

08/02/2017 00:00

Grupi i punës i ngritur me urdhër të Kryeministrit për vlerësimin e situatës së shkaktuar nga lëkundjet e tokës në zonën e Zharrzës ka dalë me disa masa të menjëhershme.

Së pari, grupi i punës, bazuar edhe nga një urdhër i mëhershëm i MEI-t, do t’i kërkojë kompanisë Bankers që të ndalojë injektimin e ujit gëlqeror në puset e saj dhe të përdorë alternativa të tjera për trajtimin e ujit teknologjik, pa dëmtuar mjedisin.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në bashkëpunim me pushtetin vendor do të marrë masa të menjëhershme për sistemin e përkohshëm të banorëve, shtëpitë e të cilëve janë konsideruar të pabanueshme.

Një tjetër masë është edhe marrja e pajisjeve shtesë nga ana e Albpetrol, si instalimin e tre sizmo-marrësve, 6 akselero-marrësve dhe pajisje të tjera në bashkëpunim me Institutin

Albpetrol do të finalizojë blerjen dhe instalimin e 3 sizmomarrësve shtesë dhe 6 akseleromarrësve, si dhe pajiset përkatëse në bashkëpunim me Institutin e Gjeofizikës.

Është vendosur gjithashtu thërritja e një eksperti teknik ndërkombëtar të pavarur për të përcaktuar në mënyrë objektive dhe asnjanëse shkakun e lëkundjeve, por edhe për të propozuar zgjidhjen më optimale për teknologjinë e trajtimit të ujit dhe mbetjeve teknologjike që shoqërojnë nxjerrjen e naftës nga nëntoka, sipas standardeve ndërkombëtare.

Top Channel