Mercedes pret benefite, Hamilton e Bottas nën një “çati”

08/02/2017 00:00

U largua një kampion bote dhe u zëvendësua me një të ri ambicioz, që ende nuk premton shkëndija në skuadrën e Mercedes, por kampionët e botës në Formula 1, presin që të marrin përfitime nga dyshja e re e këtij sezoni.

Bosi i Mercedes Toto Wolff është i bindur që dy drejtuesit e njëvendësheve duke nisur nga muaji tjetër do të sjellin përfitime për ekipin, dhe jo probleme.

Mercedes firmosi me Bottas muajin e kaluar dhe në provat e para në fabrikën e ekipit, gjërat kanë shkuar mirë.

“Balanca mes Valtteri dhe Lewis Hamilton po duket se punon mirë. Janë dy pilotë me personalitete të ndryshme dhe për ne ishte shumë e rëndësishme që të mos linim boshllëqe pas largimit të Rosberg. Nico kishte mjaft peshë te Mercedes dhe Bottas po e zëvendëson këtë”, tha Toto Wolff që nënvizoi se nuk pret probleme nga rivaliteti mes dy pilotëve.

Mercedes pritet të lançojë makinat e reja për garat e Formula 1, më vonë këtë muaj në pistën e Silverston.

“Nuk ka asnjë vend për panik, por kur kërkon maksimumin bëhet pak e vështirë për ata që punojnë në fabrikën tonë. Po përpiqemi të arrijmë objektivat dhe ta bëjmë Mercedes të besueshme në pistë”, tha shefi i kampionëve të Formula 1.

Top Channel