Tjetër vdekje në maternitetin “Koço Gliozheni”

08/02/2017 00:00

Mbrëmjen e së martës ka humbur jetën në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë një foshnjë e porsalindur.

Në lidhje me këtë ngjarje, familjarë të foshnjës kanë plotësuar një kallëzim penal pranë komsiariatit numër 1 të kryeqytetit për mjekim të pakujdesshëm, pasi pretendojnë se fëmija e tyre ka humbur jetën nga neglizhenca e mjekëve.

Jo zyrtarisht thuhet se foshnja ka patur të fryrë mëlçinë, ç’ka mund t’i ketë shkaktuar edhe vdekjen. Pas marrjes së kallëzimit është urdhëruar edhe kryerja e ekspertizës mjekoligjore të foshnjës, për të përcaktuar edhe shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Nga ana tjetër, mjekë dhe drejtues të maternitetit “Koço Gliozheni” nuk kanë pranuar të bëjnë asnjë koment në lidhje me ngjarjen, pa përfunduar më parë ekspertiza mjekoligjore.

Top Channel