Thaçi, vizitë dyditore në Bruksel. Takohet me krerët e BE-së

08/02/2017 00:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur këtë të mërkurë për një vizitë dyditore në Bruksel, ku do të pritet një përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian.

Në “kryeqytetin” e Europës, kreu i shtetit të Kosovës do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, me të cilin do të bisedojë mbi procesin e integrimit europian të vendit.

Ndërkohë, Thaçi do të takohet edhe me kreun e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, prej të cilit do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes së PE-së për Kosovën.

Të enjten, presidenti Thaçi do të takohet edhe me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ku do të bisedohet gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe KE-së.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Thaçi do të kërkojë nga BE-ja jetësimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendit në BE.

Top Channel