9-vjetori i Pavarësisë, Qeveria e Kosovës ndan 70 mijë euro

08/02/2017 00:00

Në mbledhjen e kësaj të mërkure të qeverisë është marrë vendim për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Për shënimin e këtij përvjetori, qeveria ka ndarë 70 mijë euro, ndërsa kryetar i Këshillit Organizativ është emëruar ministri i Kulturës, Kujtim Shala.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme është miratuar edhe platforma vjetore e politikës së inteligjencës dhe sigurisë për vitin 2017, si dhe një sërë projektvendimesh dhe projektligjesh.

Top Channel