Dialogu Prishtinë-Beograd, pas zgjedhjeve në Serbi mes presidentëve

08/02/2017 00:00

Mes Beogradit dhe Prishtinës pritet të fillojë së shpejti një raund i ri bisedimesh.

Sipas asaj që shkruan media serbe “Danas”, dialogu mes dy vendeve pritet të zhvillohet mes presidentëve të të dy vendeve. Por këtu nuk bëhet fjalë për Thaçin dhe Nikoliçin, por supozohet me Vuçiçin si kryetar shteti.

Kjo sepse në zgjedhjet presidenciale në Serbi, nga Partia Përparimtare e Serbisë kandidon kryeministri aktual Aleksandar Vuçiç.

Deri më tani janë zhvilluar dy raunde bisedimesh të nivelit të lartë mes kryeministrave dhe presidentëve të të dy vendeve, respektivisht Thaçi e Mustafa nga Kosova dhe Nikoliç e Vuçiç nga Serbia.

Siduket, edhe për Bashkimin Europian do të ishte më e përshtatshme, që në vend të Tomislav Nikoliç, në bisedimet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi të jetë Aleksandar Vuçiç.

Top Channel