Në burg për prostitucion, masa e ndalimit për 11 të arrestuarit

08/02/2017 00:00

Gjykata e Tiranës ka caktuar mesditën e së mërkurës masat e sigurisë “arrest me burg” për 10 nga 11 të arrestuarit disa ditë më parë për akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit dhe shpërndarje të narkotikëve.

I vetmi që është lënë në detyrim paraqitje, është i ndaluari Gjergji Rusa. Personat e lartpërmendur u ndaluan gjatë operacionit të përbashkët mes policisë dhe prokurorisë të koduar “Free Taxi”.

Mes të ndaluarve ishte edhe një punonjës policie, si dhe 4 taksistë, të cilët realizonin dërgimin e vajzave në hotele të ndryshme, sipas porosive që merreshin nga tutorët. Përveç të ndaluarve, janë në proces hetimi në gjendje të lirë edhe 10 persona të tjerë.

Top Channel