Basha në Fier: Qeveria mban njerëz të inkriminuar për të vjedhur zgjedhjet

08/02/2017 00:00

Lulzim Basha ka ftuar banorët e Fierit t’i bashkohen protestës së 18 shkurtit në Tiranë, për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai akuzoi qeverinë se mban në pushtet njerëz të inkriminuar pasi do të vjedhë zgjedhjet.

“Prandaj mban Elvis Rroshin kryetar bashkie. Prandaj mban Saimir Tahirin ministër të Brendshëm, njeriun që e kanë treguar me gisht të gjithë partnerët tanë, si një kokat e krimit të organizuar, si njeriu përgjegjës për shndërrimin e Shqipërisë në një hambar droge. Sepse këta i duhen për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme. Prandaj nuk pranon votimin elektronik dhe numërimin elektronik, sepse e di që me zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa krim, me votë të lirë qytetare, kjo qeveri është e rënë, është e larguar dhe rruga hapet për një qeveri të qytetarëve, për një qeveri të Shqipërisë”, tha Basha.

Protestat tha kreu i PD-së do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë. Ai u takua më pas me biznese të ndryshme të Fierit ku u njoh me problematikat e tyre.

Top Channel