Kate Upton po shkatërron karrierën?

08/02/2017 00:00

Fansat e Sports Illustrated janë mjaft të kënaqur me modelet e fundit, por sipas Page Six ata nuk do të shohin të preferuarën e tyre Kate Upton në kopertinat e këtij viti.

Një burim nga revista ka thënë se 24-vjeçarja mund të jetë hequr nga një prej tre kopertinave pasi kërkesat e saj janë shtuar shumë.

“Ishte dramatike, Kate kërkonte që nëse bënte foto, ajo duhet të ishte absolutisht në kopertinë”, thotë një burim.

Përveç kërkesës së saj ose në kopertinë ose asgjë, bukuroshja ka dhe një “listë strikte fotografësh, parukierësh dhe make up me të cilët do të punojë”. Një tjetër industri modelingu thotë se kërkesat e “Katë u bënë qesharake”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel