Plagosje me armë zjarri në Laç

08/02/2017 09:20

Ditën e djeshme, rreth orës 19:00, një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Laçit. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale L.R., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë, ku rezultoi të jetë shtetasi me iniciale M.T., 22 vjeç, banues në Laç, me precedentë të mëparshëm penalë, i cili u shpall person në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Nga hetimet paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në ambientet e një lokali, midis të dëmtuarit dhe shokëve të tij prezentë, me të dyshuarin M.T.

Në kohën që shtetasi L.R. ka qenë duke u larguar me makinën tip Nissan, së bashku me 3 shtetas të tjerë, shokë të tij, është qëlluar disa herë me armë zjarri nga shtetasi M.T, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Top Channel