Danezja simpatike që luftoi ISIS-in – Foto

08/02/2017 00:00

Joanna Palani është studentja daneze e shkencave politike, e cila u trajnua si snajpere për të luftuar ISIS-in në Siri, por tani thotë se ka humbur gjithçka, qëkur është etiketuar si terroriste.

23-vjeçarja braktisi kolegjin për t’iu bashkuar luftës kundër xhihadit, në Siri, duke kaluar 9 ditë e shtrirë në frontin e luftës, me një pushkë snajper ruse, me të cilën ishte trajnuar të godiste mbi objektivat ISIS. Tashmë, ajo është e detyruar të qëndrojë e fshehur dhe të përballet me burgun në vendin e saj pasi ka shkelur urdhrin për ndalimin e udhëtimeve.

“Unë kam qenë e gatshme të jap jetën time për të penguar avancimin e ISIS-it në mënyrë që e gjithë Evropa të ishte më e sigurt. Kjo ishte zgjedhja ime, por tani po shihem si një terroriste, nga vendi im. Më vjen keq që e shkela urdhrin për ndalimin e udhëtimit, por e ndjeja se nuk kisha zgjidhje tjetër’, thotë Joanna.

Ajo ankohet se megjithëse jeton në një nga vendet më të mira në botë, jeton e uritur, e pastrehë dhe në një shtrat të ftohtë, ndonëse punon shumë.

“Nuk e prisja që të humbja pothuajse gjithçka duke luftuar për sigurinë e vendit tim, i njëjti që dëshiron të më heqë edhe lirinë. Unë kam luftuar kundër ISIS-it sepse nuk doja që vendet dhe popujt evropianë të kërcënoheshin prej tyre, njësoj si në Kurdistan”, shprehet studentja daneze.
 
Joanna ndihet e zhgënjyer me trajtimin që po i bën shteti danez, i cili, me studenten, kërkon të bëjë një shembull në gjykatë, duke e trajtuar njësoj si kriminele të ISIS-it.

“Do të bëja 10 vite burg me krenarinë se shpëtova njerëzit, por nuk pranoj të jem asnjë ditë e burgosur si rrezik për Danimarkën. Nuk e kuptoj pse ata më shohin si rrezik, ndërkohë që unë kam luftuar për Evropën dhe për femrat kudo ku janë”, shprehet e indinjuar Joanna.

Më tej ajo thotë se ndihet e kërcënuar nga ISIS-i sepse sipas saj ata duan ta kapin ta konvertojnë në një terroriste islamike, skllave seksi apo më keq akoma, ta vrasin.

“Për mua, më mirë do ishte të isha në frontin e luftës. Unë kam trajnuar shumë vajza atje. Shumë prej tyre janë gjymtuar dhe madje disa janë vrarë, por askush nuk thotë se ato po luftojnë për liri, megjithëse të gjithë e etiketojnë ISIS-in si një rrezik ndërkombëtar”, u shpreh ajo.

Në përfundim, studentja simpatike daneze tha: “Unë nuk kërkoj famë. Njerëzit duhet të dinë se nuk dua të marr asnjë falënderim prej tyre, por thjesht jam e revoltuar sepse ajo për të cilën rrezikova edhe jetën, tani po më merr lirinë time. Nuk e mendoja kurrë se do të humbja thuajse gjithçka duke u mobilizuar në luftë kundër një rreziku ndërkombëtar për njerëzimin”.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel