Roma shkatërron Fiorentinën

07/02/2017 00:00

Ekipi i Luciano Spalletti-t ka arritur të mposhtë Fiorentinën me rezultatin 4-0, në një ndeshje të dominuar tërësisht nga verdhekuqtë.

2 gola të Edin Dzeko-s, një i Fazio-s dhe një tjetër nga Nainggolan kompletuan fitoren bindëse të kryeqytetasve, në një ndeshje e cila në letër pritej të ishte shumë më e vështirë.

Kështu, Roma rikthehet te fitorja pas humbjes së pësuar ndaj Sampdorias, javën e kaluar dhe gjithashtu rimerr vendin e dytë që mbahej nga Napoli prej të dielës.

Verdhekuqtë shikohen si ekipi që mund të rivalizojë me Juventusin për fitoren e titullit kampion në Itali, por humbja e javës së kaluar ua lëkundi disi këto pozita.

Top Channel