Supergoli i shënuar nga “amatorët” e Servette (Video)

07/02/2017 00:00

Ajo ishte një ndeshje e një kampionati të konsideruar inferior, edhe pse luhej në Zvicër, në një stadium me kapacitet prej rreth 30 mijë vendesh, si “Stade de Geneve”.

Por ata pak spektatorë që kishin vendosur të ndiqnin ndeshjen e radhës, sigurisht që kanë mbetur të mahnitur nga një supergol i realizuar në minutën e 65-të. Anthony Sauthier quhet autori i golit, i cili me shumë gjasë do ta mbajë mend tërë jetën e tij këtë gol.

Arsyeja është e thjeshtë, pasi gjithçka nisi nga një rivënie anësore, e topi pasi u prek për herë të parë me këmbë, nuk e pa më fushën e blertë, derisa të ndalej pas 3 prekjesh në rrjetën e portierit të Zurichut.

Në fushë kishin zbritur skuadra vendase e Servette dhe Zurich, me këta të fundit që thuajse e kanë mbyllur kampionatin e kategorisë së dytë “Challenge League”, pasi kryesojnë me 48 pikë në 19 javë, 9 më shumë sesa Xamax i vendit të dytë.

Servette ndodhej në mesin e tabelës, por fitorja 2-0 ndaj kryesuesve që pretendojnë ngjitjen në Superligën zvicerane, i ka ngjitur ata në vendin e tretë me 28 pikë.

Top Channel