Laç, plagoset me armë një 28-vjeçar

07/02/2017 00:00

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte përpara Bashkisë së Laçit, aty ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri një person.

Nga raportimet paraprake bëhet e ditur se i plagosuri L. R., 28 vjeç nga kryeqyteti, është në gjendje të rëndë dhe është transportuar menjëherë për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet policore dhe grupi hetimor. Nga forcat blu janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar, ndërsa hetuesit po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel