Tiranë, arrestohen 2 policë për ekspertim të rremë aksidenti

07/02/2017 19:50

Dy punonjës të Policisë Rrugore u arrestuan nën akuzën e falsifikimit të dokumentave dhe ekspertimit të rremë.

Pas një hetimi të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u arrestuan nënkomisar Ramazan Veseli dhe nënkomisar Viktor Dulaj.

Të dy policët e arrestuar ishin pjesë e seksionit të hetimit të aksidenteve rrugore, në Komisariatin e Tiranës. Ata akuzohen për një aksident të ndodhur në 21 nëntor 2016, në “Komunën e Parisit”, në Tiranë, ku ka mbetur i aksidentuar rëndë një shtetas.

Veprimet hetimore të bëra në vendin e ngjarjes nga dy policët nuk ishin në përputhje me rrethanat faktike dhe favorizonin autorin e aksidentit.

Për të dy policët, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë burg me afat 20-ditor.

Top Channel