“Ndal stigmatizimit të trajtimit të sëmundjeve mendore”

07/02/2017 00:00

Princi i kurorës në Britaninë e Madhe, William ka bërë thirrje për t’i dhënë fund stigmatizimit të trajtimit të sëmundjeve mendore.

Gjatë një takimi me specialistë të mjekësisë në Londër, gjatë së hënës, William tha se trajtimi i sëmundjeve mendore me të njëjtin respekt siç trajtohen sëmundjet fizike “duhet kthyer në normë”.

Ai e ka quajtur normën e vetëvrasjeve mes meshkujve nën 40 vjeç në Britani si “një njollë të tmerrshme në shoqërinë tonë”.

Princi britanik shtoi gjithashtu se, duke i thënë dikujt se ndodhet në një situatë të papërballueshme, “ky është një hap pozitiv dhe shenjë force, jo dobësie”.

Shëndeti mendorështë në fokusin e “Heads Together”, një organizatë bamirësie e udhëhequr nga William, bashkëshortja e tij Kate, Dukesha e Kembrixhit, si dhe vëllai i tij, Princi Harry. Ata të tre sfiduan njëri-tjetrin edhe në një garë vrapimi 50-metërshe të dielën, pikërisht për të promovuar fondacionin bamirës.

FOTO GALERI
1/1
Princi Harry, Kate Middleton dhe Princi William

Top Channel