Presidenti bullgar Rumen Radev ka deklaruar se vendi i tij ka nevojë për akses në sistemin informativ të Schengen, për të përforcuar më tej mbrojtjen e kufijve të Bashkimit Europian.

Gjatë një vizite në Berlin, Radev i ka thënë presidentit gjerman Joachim Gauck se Bullgaria beson në mbështetjen gjermane për anëtarësimin në zonën Schengen.

Ai ka konfirmuar se, Sofia zyrtare i ka plotësuar të gjitha kriteret teknike për aderim dhe ka treguar se është në gjendje të mbrojë kufijtë e jashtëm të Europës sipas kushteve të paracaktuara.

Sipas Radev, pamundësia e Bullgarisë për të pasur akses në sistemin Schengen rrit rreziqet për të gjithë qytetarët europianë.

Bullgaria u anëtarësua në BE në vitin 2007, por ende nuk është pranuar në zonën Schengen.

Top Channel