Rusia mbetet jashtë Botërorit të Atletikës

07/02/2017 00:00

Federata Ndërkombëtare e Atletikës, pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme ka marrë vendimin e pezullimit të Rusisë nga Kampionati Botëror i Atletikës që do të zhvillohet në muajin gusht në Londër.

Nga ky pezullim përjashtohen atletët që kanë vërtetuar në testet antidoping se nuk kanë marrë substanca të ndaluara, por mund të garojnë me një flamur neutral dhe jo me atë të Rusisë.

Sipas IAAF, 33 atletë rusë kanë bërë kërkesë që të marrin pjesë në Botërorin e Atletikës së Lehtë që do të zhvillohet në Beograd gjatë muajit mars dhe ata mund të bëjnë të njëjtën gjë edhe për evenimentin e Londrës pas disa muajsh.

Federata Ruse është pezulluar në datën 13 nëntor 2015 pas akuzave për ngritjen e një sistemi dopingu të organizuar nga institucionet shtetërore.

Ishte Agjencia Ndërkombëtare Antidoping që dha alarmin e para dhe më pas Federata Ndërkombëtare mori masën ekstreme në dëm të Rusisë. Kreu i IAAF, Sebastian Coe njoftoi se federata ruse nuk do të riintegrohet përpara vitit 2017.

Top Channel