Vota në OKB, vazhdon përplasja Presidencë-Ministri e Jashtme

07/02/2017 00:00

Debati në distancë mes Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme lidhur me votën e Shqipërisë në OKB, ka vijuar dhe gjatë ditës së martë.

Pasi kreu i shtetit mohoi të jetë informuar nga Ministria e Jashtme mbi këtë çështje, edhe pse i është kërkuar që në datën 11 janar, nga Shkodra ministri Bushati ka repilkuar serish duke thene se, informacioni i është dërguar Presidencës përpara deklaratës së tij në Komisionin e Jashtëm parlamentar.

Por sërish ka reaguar institucioni i Presidencës, duke e quajtur dizinformim deklaratat e Bushatit.

Për të provuar këtë fakt, Presidenca ka publikuar dhe regjistrin e Gardës së Republikës, ku evidentohet se shkresa nga Ministria e Jashtme ka mbërritur në orën 10:00 të datës 7 shkurt, duke kërkuar dhe një herë nga kreu i diploamcisë që të mos dezinformojë lidhur me një ngjarje kaq sensitive.

Top Channel