Ndëshkohen Icardi e Perisiç, pezullohen me nga dy javë

07/02/2017 00:00

Drejtësia sportive italiane është treguar me dorë të hekurt ndaj dy lojtarëve të Interit, Mauro Icardi dhe Ivan Perisiç.

Sulmuesi dhe mesfushori i avancuar i zikaltërve ishin protagonistë në trazirat që shoqëruan minutat e fundit të takimit mes Juventusit dhe Interit, i humbur nga zikaltërit me rezultatin 1-0.

Që të dy futbollistët janë dënuar me nga dy javë pezullim dhe do të mungojnë ndaj Empolit dhe transfertës me Bolonjën.

Megjithatë, që të dy pritet të jenë në fushë në ndeshjen ndaj Romës, një ndeshje vendimtare në luftën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Top Channel