Nga Shtëpia e Bardhë në Karaibe

07/02/2017 00:00

Shqetësimet që sillte Shtëpia e Bardhë tani kanë marrë fund për Barack Obama-n dhe menjëherë ish-presidenti amerikan ka gjetur kohë për pushime.

Obama ka zgjedhur Karaibet për t’u qetësuar, ku së bashku me mikun e tij, miliarderin Richard Branson, është fotografuar teksa praktikon sporte ekstreme në ujë pranë ishullit privat të Branson.

Miliarderi tha se gjatë viteve në Shtëpinë e Bardhë për Obama-n kanë qenë të kufizuara mundësitë për sporte të tilla dhe tashmë ai ka lirinë e plotë për t’u relaksuar dhe kush më mirë se Branson mund t’ia jepte një mundësi të tillë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel