Mbetjet në Divjakë, banorët: Nuk po pastrohen

07/02/2017 00:00

Në fshatin Spolat në Divjakë, banorët ankohen se bashkia nuk ua pastron mbetjet urbane prej rreth 6 muajsh.

Pirgjet me plehra i shqetësojnë sidomos përballë shkollës 9-vjeçare, ku mësojnë fëmijët e fshatit.  Banorët thonë se shpesh mbetjeve u vihet flaka duke e përkeqësuar edhe më shumë cilësinë e ajrit.

I kontaktuar nga Top Channel, nënkryetari i bashkisë Divjakë Avni Snalla, thotë se është në dijeni të problemit, por çështja është drejt zgjidhjes dhe e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së koshave të përshtatshëm për makinat që mbledhin mbetjet.

Por kjo nuk është e vetmja zonë në Divjakë ku nuk  pastrohen mbetjet. E njëjta situatë është edhe në  fshati Grabjan, banorët e të cilit pak javë më parë u ankuan për të njëjtat shqetësime në Top Channel.

Top Channel