Landfilli i Maliqit, projekti nis me diferencimin e mbetjeve

07/02/2017 00:00

Në pritje të fillimit të punës së landfillit rajonal në Maliq, ku do të përpunohen mbetjet e qytetit, në Korçë do të zbatohet projekti pilot për diferencimin e mbetjeve në burim.

“Do ta fillojmë nga lagjet e vjetra aty ku bëhet mbledhja derë më derë dhe presim që pas 6 muajsh, kur të jetë gati landfilli i Maliqit, të jetë funksional në gjithë qytetin”, thotëpërgjegjësi i menaxhimit të projekteve në Bashkinë e Korçës, Leonadr Gjançi.

Landfilli është në fazën finale të punimeve, ndërsa edhe për 6 muaj mbetjet urbane të Korçës do të vazhdojnë të grumbullohen në fushën ekzistuese në fshatin Ravonik.

Kur mbetjet urbane të gjashtë bashkive të qarkut juglindor  të depozitohen dhe përpunohen në Landfillin e Maliqit, fusha aktuale ku depozitohen mbetjet e Korçës do të kthehet në një ambjent të gjelbëruar për banorët e zonës përreth. 

Top Channel