PD, Halimi: I dënuari për përdhunim organizon festën e fëmijëve

07/02/2017 00:00

Partia Demokratike ka përsëritur këtë të martë apelin e saj për një pjesëmarrje sa më të gjerë në protestën e 18 shkurtit.

Në një prononcim për mediat, deputeti Eduard Halimi ka deklaruar se protestat janë e vetmja mënyrë për të nxjerrë krimin nga politika, duke iu referuar këtu rastit të Elvis Roshit, i cili sipas tij vijon të jetë kryetar i Bashkisë së Kavajës, pavarësisht heqjes së mandatit.

“Elvis Roshi, i dënuar për përdhunim të të miturve, vazhdon të jetë kryetar i Bashkisë së Kavajës dhe po kujdeset personalisht për organizimin e festivalit për fëmijë. KQZ ia hoqi mandatin Roshit dhe Rama duhet ta largonte menjëherë”, ka thënë Halimi.

“E vetmja zgjidhje janë protestat që krimi të dalë nga politika. Në mënyrë që njerëz si Ervin, apo Elvis Roshi, i dënuar për përdhunim dhe trafik droge të mos kenë më mundësi të kthehen në politikë. Të gjithë në shesh më 18 shkurt”, ka apeluar Halimi.

Top Channel