Një DJ portugeze dhe femër premtoi se do të ishte e famshme përmes “seksizmit”. Ajo transmetoi live përmes Facebook një moment nga performanca e saj.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen, nuk ishin tingujt dhe mënyrë sesi po luante ato, por linjat e vajzës dhe shkrimi pas shpinës së saj, “Do të bëhem e famshme për shkak të seksizmit”.

Mari Ferrari shfaqet me forma të plota dhe të bëshme në fillim të klipit, por ngadalë kuptohet se bëhet fjalë për një truk dhe në fund të 17 minutave ajo kthehet në linjat e saj natyrale…sigurisht duke u çliruar nga gjithë aksesorët që kishte përdorur për të tërhequr vëmendjen.

Ajo thotë se përmes kësaj videoje synon të përçojë mesazhin që të mos shihet e si objekt, por për talentin që ka.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel