Pas Agueros, City mendon për Aubameyang

07/02/2017 00:00

Manchester City duket se e ka gjetur zëvendësuesin e Sergio Agueros në rast largimi të argjentinasit në fund të sezonit. Sipas tabloidit ‘The Sun’, emri që po përmendet shumë së fundmi në ambientet e Citiezens është ai i Pierre Emerick Aubameyang.

Gjithnjë sipas ‘The Sun’, Manchester City që pretendon të përfitojë 58 milionë euro nga shitja e Agueros dhe do të kërkojë ta shfrytëzojë këtë shifër për të bërë një ofertë për blerjen e sulmuesit të Borussia Dortmund.

Emri i Aubameyang prej kohësh po përmendet në zërat e merkatos ku shumë klube e kanë vënë në shënjestrën e tyre për merkaton e kësaj vere.

Aubameyang, kontrata e të cilit me “verdhezinjtë” skadon në vitin 2020, në këtë sezon ka luajtur 22 ndeshje në Bundesligë e Ligë Kampionesh duke shënuar 21 gola, statistika këto që justifikojnë më së miri luftën e ofertave në të cilën kanë hyrë ekipet më të rëndësishme të Kontinentit të Vjetër.

Top Channel