“Starbucks” ëmbëlson Shën Valentinin

07/02/2017 00:00

“Starbucks” ka rikthyer tre produkte të tij me çokollatë të shkrirë për të kremtuar në këtë mënyrë festën e Shën Valentinit.

Te treja ato kombinojnë në forma të ndryshme dy prej gjerave që njerëzit duan më shumë në jetë: kafen dhe çokollatën.

Çokollata me kafe e qumësht, frapuçino me çokollatë të shkrirë dhe çokollata e nxehtë janë një bashkim i çokollatës së grimcuar, Mokas dhe kremit të bashkuar me kafen ekspres për një shije që kapërcen atë të zakonshmen.

Dita e ëmbël për të dashuruarit nuk konceptohet dot pa ëmbëlsira, ndaj në 14 shkurt ato mbushin dyqanet në format, shijet dhe ngjyrat nga më të shumëllojshmet.

Ndër më të rekomanduarat sivjet është “cheesecake” me xhel qershie, mafishet në formë zemre me shije mjedre, “sanduiçi” i biskotave të kuqe në formë zemre që mund të përgatiten dhe vetë, kekët e vegjël me çokollatë dhe luleshtrydhe, “broënie” po që duhet ta kenë një shtresë të kuqe brenda.

Top Channel