Protestat antikorrupsion, bullgarët solidarizohen më rumunët

07/09/2017 00:00

200 vetë u mblodhën përpara ambasadës rumune në Sofje të Bullgarisë, jo për të protestuar, por për të shprehur solidaritetin e tyre me tubimet antiqeveritare në Rumani.

Turma mbante në duar pankarta ku bëhej thirrje për drejtësi e rezistencë. Një pjesë e njerëzve thërrisnin me të madhe se Bullgaria duhet të ndjekë shembullin e Rumanisë fqinje dhe të luftojë korrupsionin.

Me qindra-mijëra vetë protestojnë prej ditësh në Bukuresht kundër përpjekjeve të ekzekutivit për të zbehut luftën antikorrupsion. Gjendjen, sipas tyre, mund ta qetesojë vetëm dorëheqja e kabinetit qeveritar.

Për demostruesit, Kryeministri Sorin Grindeanu, kryetari i partisë së tij Liviu Dragnea, kreu i Parlamentit dhe ai që i komandon fijet në prapaskenë në kabinet, janë të kompromentuar në mënyrë të pakthyeshme.

Për ekspertët, ajo që po ndodh në Bukuresht dhe në të gjithë Rumaninë është rrjedhojë logjike e një politike të gabuar të qeverisë së re. Nuk ka asnjë muaj në detyrë dhe koalicioni i socialdemokratëve me liberalët e ka humbur tërësisht besimin tek votuesit pas fitores së bujshme në zgjedhje.

Tani synohet minimizimi i dëmit, por kjo nuk ka për të qenë e lehtë. Për të qetësuar demostruesit, Dragnea e këshilloi Grindeanun të shkarkonte ministrin e Drejtësisë, Florin Iordache për pakujdesi me dekretin.

Humbja e besimit ndaj ekipit qeveritar është tepër e madhe, ndërsa vendi nuk mund ta përballojë dot një krizë politike afatgjatë.

Top Channel