Duterte: Im bir është një horr

07/02/2017 00:00

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i njohur për gjuhën e tij pa fre, ia ka dalë sërish që të habisë të gjithë pasi përdori një fjalim publik për të kritikuar djalin e tij që nuk dihej se ku ishte.

Ndihmësit e Dutertes pranuan për mediat se Sebastian Duterte, një serfist 29-vjeçar, nuk kishte kontaktuar prej një jave me familjen. Mesa duket, Presidenti nuk ka duruar injorimin nga i biri dhe gjatë fjalin sulmoi jetën e tij private duke e cilësuar atë një horr.

“Djali im më i ri është një horr. Prej ditësh nuk kthehet në shtëpi. Është për t’u habitur, sepse me fëmijët e tjerë nuk kam pasur asnjë problem”, deklaroi Duterte duke mos i kursyer fyrjet për të birin, sidomos në dialektin tagalog.

Pas fjalimit të tij, që habiti shumë njerëz, Sebastiani bëri një postim në Facebook ku i thoshte babait të tij të mos shqetësohej, pasi prej një javë qëndronte në shtëpinë tjetër të familjes.

Shumë filipinas kritikuan Presidentin që foli publikisht për çështje familjare, ndërsa duhet të merret me problemet e kombit. Shumica e tyre thanë se me një baba të tillë, që njihet për komentet kontradiktore dhe që fut hundën kudo, s’është aspak e çuditshme që djali kërkon të zhduket e të mos bjerë në sy.

Top Channel