TAP, banorët e fshatrave bllokojnë punimet për gazsjellësin

07/02/2017 00:00

Banorët e njërit prej fshatrave ku do të kalojë gazsjellësi TAP protestojnë duke kërkuar dëmshpërblim për tokat.

Në fshatin Ullinjas të Beratit, banorët kanë bllokuar punimet për gazsjellësin.

Ata ankohen se përveç dëmshpërblimit të padhënë, prej tre muajsh u është shkatërruar rruga dhe ura e vetme e cila i lidh me pjesën tjetër të fshatit.

Banorët thonë se do të protestojnë çdo ditë, duke penguar punën për gazsjellësin nëse nuk u zgjidhen kërkesat.

Top Channel