Një “Stonehenge” në mes të Amazonës

07/02/2017 00:00

Qindra struktura misterioze janë ndërtuar në tokë prej më shumë se dy mijë vjetësh dhe i fundit është zbuluar në një pyll në Amazonë.

Kjo shenjë ka mbetur e fshehur prej kohësh nga pemët, por shpyllëzimi i viteve të fundit ka nxjerrë në dritë edhe 450 gjeoglipse masive.

Pak gjëra dihen për kuptimin e tyre por mendohet se kanë qënë sporadike si vende ritualesh.

Figura e ngjashme me Stonehenge ka një sipërfaqe prej 13 mijë km2, në Amazonën perëndimore të Brazilit.

“Ne duam të dimë menjëherë nëse zona ka qënë e pyllëzuar në kohën kur janë ndërtuar gjeoglipset, dhe deri në çfarë mase kanë ndikuar njerëzit në mjedis për të ndërtuar këto punime tokësore”, thonë ekspertët.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel