Ata i kanë zili të gjithë

07/02/2017 00:00

Ata i kanë zili të gjithë, por duken se janë një çiftë normal si çdo çift tjetër. Gigi Hadid dhe Zayn Malik kanë postuar një foto në Instagram.

Modelja 21-vjeçare shfaqet në foto me sytë e mbyllur teksa i dashuri i dhuron një puthje në ballë. I vetmi element që i kanë shtuar fotos janë syzet e zeza në sytë e ëngjëllit të Victoria’s Secret.

Gigi së fundmi ka folur për lidhjen e saj për edicionin e marsit të Vogue britanik.

“Kur jam në Los Angeles më shumë bëj pushim dhe më pëlqen të jem me të dashurin tim duke bërë art apo duke gatuar”, ka thënë ajo për revistën.

Ajo tregon dhe se si janë netët e tyre së bashku duke parë film dhe duke ngrënë biskota. Gigi rrëfen se pa një kafe nuk i reziston dot gjumit. Shpesh i ndodh që filmat ti shohë përgjysmë pasi e zë gjumi më herët. “Ke parë gjysmën e parë të çdo filmi, por nuk e di si përfundon asnjëri prej tyre”, i ka thënë Zayn.

Top Channel