Aksident në Fier, tre të plagosur

07/02/2017 00:00

Tre persona janë plagosur nga një aksident i ndodhur rreth orës 09:55 në aksin rrugor Fier-Lushnje.

Në vendin e quajtur Vajkan, T.S, 64 vjeç duke drejtuar mjetin Pezho me targë AA 273 IT ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar S. S, 58 vjeç, N.M, 57 vjeç, Xh. S, 52 vjeçe, nga Tirana.

Të dëmtuarit janë në spitalin e Fierit dhe mësohet se janë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Top Channel