Shikimi i një ëngjëlli (FOTO)

07/02/2017 00:00

Ajo është një nga femrat më të bukura në botë, dhe një supermodele e famshme. Heidi Klum e tregon më së miri këtë në një seri fotosh për firmën e saj të të brendshmeve.

Bukuroshja 43-vjeçare duket mahnitëse teksa tregon fizikun e saj në ngjyra dhe stile të ndryshme të veshjeve të dizenjuara prej vetë asaj.

“Ishte një mënyrë perfekte për të festuar sezonin tonë të pestë të fotove në një vend magjik. Kemi futur copa të mira moderne dhe me stilin tim”, thotë Heidi për fotot e saj të bëra në British Virgin Island.

Për herë të parë bukuroshja publikoi linjën e saj të veshjeve “Heidi Klum Intimates” në Melburn në 2015. Nënë e 4 fëmijëve, ajo ka qënë e martuar me këngëtarin Seal 2005-2015, dhe më herët me stilistin dhe aktorin Ric Pipino, 1007-2002.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel