Reforma kërkon kohë, PS: Të zgjatet me një muaj puna për ligjin e zgjedhjeve

06/02/2017 00:00

Mazhoranca dhe opozita vështirë se do të arrijnë dakordësinë në komisionin e posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Pavarësisht ndasive dhe kur duket se dy partitë e mëdha janë ende shumë larg në qëndrime për ndërhyrje të Kodin Zgjedhor, mazhoranca bën edhe një përpjekje të fundit për t’u ulur sërish bashkë me opozitën në tryezë, për të vijuar punën aty ku mbeti ditën kur opozita braktisi mbledhjen.

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Taulant Balla i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, me kërkesën për të shtyrë edhe me një muaj punën e këtij komisioni, me arsyetimin se i nevojitet më shumë kohë sesa u parashikua.

Kjo është hera e dytë që mazhoranca kërkon shtyrjen e punës së komisionit, pas kërkesës së parë më 15 dhjetor 2016. Data 29 shkurt shënon dhe fundin e mandatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, brenda të cilit duhet të përfundojë amendimi i gjithë ligjit zgjedhor në të gjithë kapitujt e tij, sipas rekomandimeve të paraqitura nga OSBE-ODIHR.

Por, ndonëse kanë mbetur vetëm 2 javë kohë, puna në këtë drejtim ka ecur shumë ngadalë dhe koha e mbetur nuk premton për të përmbyllur misionin për të cilin komisioni u ngrit. Deri më asnjë kapitull nuk është mbyllur i plotë, ndërsa palët kanë qëndrime krejt të kundërta, duke nisur nga identifikimi i zgjedhësve apo votimi dhe numërimi elektronik.

Top Channel