Sekretari i Përgjithshëm i LSI: Vendi ka nevojë për politikë më bashkëpunuese

06/02/2017 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e kësaj partie në qytetin e Beratit, nga ku është shprehur se LSI-ja është e fokusuar te stabiliteti, qëndrueshmëria, mirëqenia e shërbim për çdo qytetar.

“Vendi ka nevojë për një politikë më bashkëpunuese e konsensuale, për një politikë larg konfliktit dhe me afër shërbimit qytetar”, tha Braimllari.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së theksoi se LSI-ja e Beratit është një ndër strukturat e kësaj partie më të organizuara. Ai kërkoi të zbatohet meritokracia dhe të forcohet roli i LSI-së. “Vendimet që marrim të jenë sa më kolegjiale dhe gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Top Channel