Komisioneri europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn pritet të vizitojë Maqedoninë ditën e enjte, sipas disa raportimeve nga Brukseli.

“Komisioneri Hahn do të marrë pjesë në një takim me ministrat e Jashtëm dhe të Energjisë, si pjesë e procesit me vendet e Ballkanit Perëndimor, – në të cilin 6 shtetet Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbia janë angazhuar të implementojnë të ashtuquajturat masa të buta të energjisë në nivel kombëtar dhe rajonal, – ndërsa jashtë temës së këtij takimi, komisioneri do të takohet me palët e interesuara të Maqedonisë”, thotë njoftimi i zyrës së tij.

Vizita e Hahnit vjen në një kohë kur në vendin fqinj po zhvillohen bisedime për formimin e një qeverie të re koalicioni, pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar.

Top Channel