Benzema e Aguero, në merkato

06/02/2017 00:00

Qëndrimit të Karim Benzemasë te Reali i Madridit duket se po i vjen fundi. Sulmuesi francez mund të largohet në muajin qershor nga “Los Blancos”, në drejtim të kampionatit anglez “Premier League”.

Klubi që duket më i interesuar për blerjen e Benzemasë është pikërisht Arsenali, i cili sipas medias britanike është gati të paguajë 58 milionë euro për kartonin e tij.

Largimi i mundshëm i Benzemasë i vë në lëvizje drejtuesit e Realit të Madridit. Këta të fundit duket se kanë ringjallur interesin për Sergio Agueron, me argjentinasin që po sheh se po e humbet vendin e titullarit te Manchester City kundrejt Gabriel Jesus, e tashmë sulmuesi nuk e përjashton mundësinë e largimit të tij në fund të sezonit nga “Citizens”.

Nuk është hera e parë që emri i Agueros lidhet me atë të Realit të Madridit, që gjithsesi nuk është kandidatura e vetme për blerjen e kartonit të tij. Në Itali, së fundmi po flitet edhe për një interesim të Interit për blerjen e “Kun” Agueros, me zikaltrit që kanë filluar të monitorojnë me kujdes situatën e futbollistit.

Top Channel