Dorëhiqet gjyqtarja Mirela Fana, shtyhet procesi ndaj Bamit

06/02/2017 12:20

Procesi ndaj Durim Bamit është shtyrë dhe shkak për këtë është bërë dorëheqja e gjyqtares Mirela Fana.

Durim Bami ka kërkuar që çështja e tij të ndahet nga ajo e Tom Doshit dhe Mark Frrokut.

Për vijimin e procesit dhe shqyrtimin e kërkesës së Bamit pritet caktimi i trupës së re gjyqësore.

Durim Bami është i bashkëpandehur me Mark Frrokun dhe Tom Doshin, të akuzuar për deklarim të rremë në lidhje me një skenar për vrasjen e deputetit Tom Doshi dhe deputetit tjetër Mëhill Fufi. Bami akuzohet për pastrim parash, pasi dyshohet që nëpërmjet kontratave për shitblerje dhe dhënie me qira apartamentesh ka tentuar të justifikojë të ardhura që nuk u dihet burimi.

Top Channel