As për Lu, as për Llallën! Rama: Reforma është për njerëzit

06/02/2017 00:00

“Reforma në drejtësi është themelore dhe e lidhur me vettingun që nuk është as për mua, as për Lu, as për Llallën, por për njerëzit e thjeshtë që të çlirohen nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar prej 25 vjetësh”.

Këtë deklarate kryeministri Edi Rama e bëri gjatë prezantimit të skemave lehtësuese të OSHEE-së për abonentët, ku në prani të ministrit Gjiknuri, Klosi dhe administratorit të OSHEE-së, Rama premoti faturimin elektronik brenda vitit dhe faturimin 4 herë në vit.

“Brenda vitit leximi i faturës do të jetë kudo, jo më siç i duan sytë dhe ia kërkon xhepi një lexuesi që në bazë të rryshfetit bën faturën, po siç e lexon kompjuteri. Nga ana tjetër siç tha ministri po punohet për të vendosur një mesatare, që leximi mos të bëhet çdo muaj por 4 herë në vit. ë paguhet një mesatare mujore, dhe leximi i faturës të lëxohet një herë në tre muaj dhe aty të bëhet azhornimi nëse ka më shumë detyrime operatori ia kthen qytetarit, ose e kundërta”, tha Rama.

Top Channel