Në minierën e Bulqizës ka vijuar puna edhe gjatë natës për pastrimin e gazit të hidrogjenit të çliruar në nivelet e saj. 

Grupet e repartit të inspektim minierave nuk kanë arritur të futen në nivelin 21 të galerisë, ku gjendeshin në momentin e shpërthimit minatorët kinezë.

Ata i janë afruar nivelit ku ndodhi shpërthimi dhe pritet sot gjatë ditës futja brenda galerive, pasi të jetë pastruar mirë e gjithë sasia e gazit të çliruar.

Shpërthimi i papritur i hidrogjenit plagosi edhe tre punonjës të tjerë të kompanisë kineze “Xiang Enginering”, e nënkontraktuar nga kompania Albchrome.

Puna në minierën e Bulqizës është ndërprerë edhe për minatorët e tjerë, të cilët punojnë për nxjerrjen e mineralit të kromit.

Top Channel