Niveli i ujrave të Liqenit të Fierzës vazhdon të bjerë me ritme të shpejta, për shkak të mungesës së reshjeve.

Prurjet kanë rënë ndjeshëm. Vetëm në 3 ditët e fundit, niveli është ulur me 2 deri në 3 metër në ditë. 

Aktualisht, prurjet në dy lumenjtë që furnizojnë bazenin më të madh ujor në vend, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi, janë minimale dhe nuk i kalojnë 270 metër kub ujë në sekondë.

Bora e këtij viti nuk ka dhënë efekt, duke mos shkrirë ende për shkak të temperaturave të ulta të janarit. Ndërkohë që dhjetori i vitit të kaluar në Kukës, nuk ka patur reshje shiu.

Në 10 vitet e fundit, ky është thuajse niveli më i ulët për periudhën e dimrit.

Top Channel