Vazhdojnë kërkimet në Fan për 54-vjeçarin

06/02/2017 00:00

Për gjetjen e trupit të 54-vjeçarit Fran Bardhi, i cili dyshohet të jetë mbytur në lumin Fan, u angazhuan edhe polumbarët e Forcave të Armatosura.

Kërkimet që vijuan për disa orë gjatë pasdites të së dielës rezultuan të pasuksesshme.

54-vjeçari dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e lumit në fshatin Ndërfan të Mirditës, ndërsa kërkimet pritet të rinisin sërish gjatë paradites së të hënës.

Gjetja e trupit vështirësohet, pasi rrjedha e lumit mund ta ketë zhvendosur atë.

Top Channel