Kameruni, kampion i Afrikës

05/02/2017 00:00

Kameruni është shpallur kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës pasi ka mposhtur këtë të diel Egjiptin me rezultatin 2-1 në finale.

Në pjesën e parë udhëhoqi Egjipti me një gol të Elneny-t, por në 45 minutat e dyta kamerunasit rikthyen gjithçka në favorin e tyre, duke shënuar dy gola.

Kjo ishte hera e pestë për Kamerunin që shpallet kampion i Afrikës, por herën e fundit që e kishin bërë diçka të tillë ka ndodhur në vitin e largët 1982.

Top Channel